VIDEO/ Nuk përbahen emocionet në çmendurinë e Lacios, Inzagi shfrenohet me golin elektrizues të sekondat e fundit

Një thriller me 7 gola ka qenë përballja e sotme mes Torinos dhe Lacios. Një sfidë ku ankthi ka mbizotëruar deri në sekondat e fundit. Emocione pafund ka rezervuar kjo ndeshje, teksa bardhekaltrit kanë përmbysur gjithçka në minutat shtesë. një penallti e kthyer në gol nga Imobile në minutën e 95-të vendos baraspeshën në 3-3, ndërsa në të 98-n Kaisedo bën të mundur çmendurinë, duke përmbysur përballjen në favor të Lacios.

Një gol elektrizues i sulmuesit ekuadorian, që në një hapësirë të ngushtë dhe i rrethuar vetëm nga lojtarë me fanella të Torinos e dërgon topin në rrjetë për të ndezur një festë të paimagjinueshme te skuadra kryeqytetase. Emocionet këtë herë nuk i ka përmbajtur dot as Inzagi, që është shfrenuar pas atij goli duke “pushtuar“ fushën dhe duke iu bashkuar lojtarëve të tij që i siguruan 3 pikët ditën e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online