VIDEO/ Goli kalon nga këmbët e Kallakut, talenti shqiptar lë gjurmë në derbin me Dinamon e Zagrebit

Dita e sotme ka rezervuar derbin e e Zagrebit mes Lokomotivës dhe Dinamos. Një përballje nga e cila të dyja skaudrat janë ndarë në paqe, pasi rezultati përfundimtar shënonte 1-1. Verdikti është dhënë që në 45 minutat e para të ndeshjes, ku të dy ekipet kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Kampionët në fuqi të Dinamos së Zagrebit kanë kaluar në avantazh shumë herët, teksa tundin rrjetën kundërshtare që në minutën e 8 të takimit. Kundërpërgjigja nga Lokomotiva e shqiptarëve do të vononte pak, por nuk do të mungonte.

Vetëm 3 minuta para përfundimit të pjesës së parë, Kallaku do të linte gjurmët e tij në këtë derbi. Nga këmbët e talentit shqiptar kalon edhe goli i barazimit, pasi një pasim i tij për Aliyu do të kthehej në gol nga ky i fundit. Ndërkohë që edhe asisit për Dinamon do të mbante autorësi shqiptare, teksa ishte Kastrati ai që sha pasimin e fundit për Ivanusec./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online