VIDEO/ Nuk njohin flamur tjetër përveç atij shqiptar, festa e Ballistëve me ekipin në Suedi

Shkëndija bëri befasinë e bukur mbrëmjen e djeshme, kur barazoi me rezultatin 1-1 kundër AIK-ut. Një rezultat mjaft pozitiv që lë shpresë për kualifikimin në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Tetovë. Por pavarësisht se përfaqësojnë kampionatin maqedonas, tifozët e klubit kuqezi nuk njohin flamur tjetër përveç atij shqiptar.

“Ballistët” nuk janë penguar nga distanca e largët dhe kanë udhëtuar drejt Suedisë për të mbështetur ekipin në stadium. Sigurisht që rezultati 1-1 lë vend për festë dhe pas përfundimit të takimit lojtarët janë paraqitur përpara tifozëve për të brohoritur dhe festuar së bashku. Me flamujt kuqezi nëpër duar dhe me koret “Para Shkëndija” ishte mënyra se si grupimi “Ballistët” ka zgjedhur t’i gëzohet barazimit në Suedi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online