Egnatia-Laçi 0-2 Zarubica 75′, Guindo 87′
Laçi ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme ndaj Egnatias. Kurbinasit arritën që të fitonin me shifrat 0-2 duke barazuar me 24 pikë Vllazninë dhe Kukësin, për të ndarë së bashku vendin e dytë. Pjesa e parë ishte si një lojë shahu mes dy trajnerëve, me ekipet që kishin pak raste shënimi dhe gjithçka ishte thuajse e barabartë. Kurbinasit kërkuan më tepër që të shënonin në të dytën, ndërsa për të zhbllokuar takimin mendoi Zarubica.
Një goditje e menjëhershme që mposhtoi Pujën. Ky i fundit e kishte shpëtuar në disa raste Egnatian, por ndaj Zarubicës dhe me rrezen e bllokuar mes mbrojtësve të Egnatias, nuk mund të bënte më tepër. Në minutën e 87 Guindo u gjet me portën e boshatisur duke shënuar edhe golin e dytë, ndërsa ka festuar me një mënyrë të veçantë që domethënien e ka: “Ti nuk mund të më shohësh”. /Sport Ekspres
Egnatia: Puja; Xhekson, Krasniqi, Kacbufi, Krivanjeva; Çyrbja, Iseni, Lila, Guilherme; Shtubina, Magani
Laçi: Dajsinani; Roganoviç, Velkovski, Malota, Ziko; Deliu, Shehu, Lushkja; Mazrekaj, Guindo, Zarubica