“Lojtarët më shohin në sy”! Mirel Josa i kënaqur për “ndezjen” e Laçit: Vetëm një humbje me Vllazninë për gabimin tonë, pa ia ulur vlerat

Laçi ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme ndaj Egnatias. Kurbinasit arritën që të fitonin me shifrat 0-2 duke barazuar me 24 pikë Vllazninë dhe Kukësin, për të ndarë së bashku vendin e dytë. Pjesa e parë ishte si një lojë shahu mes dy trajnerëve, me ekipet që kishin pak raste shënimi dhe gjithçka ishte thuajse e barabartë. Kurbinasit kërkuan më tepër që të shënonin në të dytën, ndërsa për të zhbllokuar takimin mendoi Zarubica.

Një goditje e menjëhershme që mposhtoi Pujën. Ky i fundit e kishte shpëtuar në disa raste Egnatian, por ndaj Zarubicës dhe me rrezen e bllokuar mes mbrojtësve të Egnatias, nuk mund të bënte më tepër. Në minutën e 87 Guindo u gjet me portën e boshatisur duke shënuar edhe golin e dytë, ndërsa ka festuar me një mënyrë të veçantë që domethënien e ka: “Ti nuk mund të më shohësh”. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Josa: “Ishte fitore me shumë vlera. Sot do të gëzohesha vetëm nga tre pikët. Ekipi ishte me këmbë në tokë, lojtarët ishin të përqendruar. Egnatia tentoi të na kapte në befasi në pjesën e parë, gabuam në dy tre raste. Kishim më shumë durim në pjesën e dytë, për mënyrën si qarkulluam topin dhe idetë për të ecur përpara. Kam frikë shumë nga dëmtimet nga kalendari i ngjeshur dhe nëse do të diskutojmë titullin, duhet edhe stoli i mirë. Nuk shkoj shumë me të kaluarën time, por më intereson që kam një ekip që më ndjek, më shikon në sy. Kjo më bën që të pretendoj për maksimumin. Humbëm një ndeshje me Vllazninë për gabimin tonë, pa i ulur vlerën Vllaznisë, por rikuperuam sërish”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online