VIDEO/ Nuk mund ta kishte menduar as në ëndrrat më të këqija, Ronaldon e vërshëllejnë edhe tifozët e tij

Cristiano Ronaldo po kalon momentin më të vështirë në karrierën e tij. Megjithëse me një CV të pasur dhe me emrin që tashmë ka hyrë në histori si një nga më të mirët që ka njohur ndonjëherë futbolli, portugezi po vuan për të gjetur një ekip të ri. Karriera e tij po merr një rrjedhë krejt ndryshe nga ç’mund ta kishte imagjinuar. Pas dështimit për të gjetur akordin me një klub të ri, Ronaldo tani merr goditjen e radhës në pak kohë.

Sulmuesi është rikthyer në radhët e Manchester United-it, por pritja nuk ka qenë e bukur nga tifozët. Klubi anglez ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në rrjetet sociale një video të momentit kur lojtarët dalin në nxehje përpara ndeshjes kundër Brighton-it. Në momentin kur në fushë shfaqet ylli luzitan, të pranishmit në stadium nisin ta vërshëllejnë. Një gjest që vetë Ronaldo nuk do e kishte menduar as në ëndrrat e tij më të këqija. Dikur rrëmbente edhe duartrokitjet e tifozëve kundërshtarë, tashmë po përjeton vërshëllima edhe nga tifozët e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online