Topi i Artë 2021 dhe transferimi i Robert Lewandowski, Mesi i mbyll derën përfundimisht Barcelonës

Pak ditë më parë Radio Catalunya publikoi lajmin e bujshëm për rikthimin e Messit në Barcelonë. Dyshohet se argjentinasi pranoi të kthehej në Camp Nou pasi kontrata e tij me PSG-në i skadon në vitin 2023 dhe gjithçka u nxit më tej nga deklarata e Joan Laporta se dëshiron të rikthejë Messin në klub.

E përditshmja spanjolle “El Pais”, megjithatë, i mohon këto raportime. Siç raportohet, “Messi injoron Laportën”. Futbollisti thuhet se nuk është i interesuar të rikthehet në ekipin e tij të vjetër dhe shpreson për suksesin me Paris Saint-Germain.

Megjithatë, ka edhe një faktor tjetër që e bën Messin të hezitojë të kthehet në kryeqytetin katalanas. Bëhet fjalë për transferimin e Robert Leëandoëskit. “El Pais” vëren se polaku është një nga lojtarët e paktë me të cilin Messi ka një konflikt të hapur për shkak të Topit të Artë 2021. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online