VIDEO/ Nuk mjafton goli i xhevahirit të Shqipërisë, Interi e përmbys dhe kërcënon Milanin

Interi mban ende gjallë shpresat për titullin kampion në Serinë A. Zikaltrit kanë marrë tre pikët mbrëmjen e sotme, ku kanë mposhtur me rezultatin 4-2 Empolin. Goli i parë u shënua nga miqtë në minutën e 5 me anë të Pinamontit. Në minutën e 28, ishte Kristjan Asllani ai që dyfishoi rezultatin për Empolin. Por goli i xhevahirit të Shqipërisë në “San Siro” nuk mjafton për të ndalur Interin.

Zikaltrit ngushtojnë diferencat në minutën e 40 falë një autogoli të Romanjolit, ndërsa në minutën e 45 barazojnë me Lautaro Martinezin. Një gol ky që mbart me vete edhe polemika, pasi ishte rrjedhë e një aksioni që nisi me një faull të padhënë të Barelës kundrejt Asllanit. Ndërkohë Lautaro Martinez ishte përsëri heroi i kampionëve në fuqi të Serisë A, pasi në minutën e 64-t përmbys rezultatin në 3-2. Në sekondat e fundit të takimit, në listën e golashënuesve futet edhe Sancez për të fiksuar shifrat në 4-2. Interi ngjitet kështu në krye të tabelës së rendtjes dhe kërcënon Milanin në garën për titullin kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Gol12Futbol/status/1522643047800086529

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online