Endri Çekiçi ka festuar për golin e dytë që u realizuar nga Ankaragucu në përballjen kundër Genclerbirgligi. Në minutën e 70 të takimit një pasim i bukur do të vinte nga mesfusha për futbollistin shqiptar.
I gjendur përballë portierit, Çekiçi ka dështuar me tentativën e parë. Më pas topi i devijuar nga portieri do të përfundonte në këmbën e mbrojtësit kundërshtar, Arda Kizildag që përfundon autogolin spektakolar. Ndërkohë pas ndeshjes një moment interesant ka ardhur tek intervistat teksa Çekiçi i cili ka shumë për të punuar me gjuhën turke, ndihmohet nga shoku i skuadrës që i bën përkthyesin. /Sport Ekspres/
? Emre Güral, röportaj alan?na Endri Çekiçi ile birlikte geldi ve arkada??na tercümanl?k yapt?! ? #SüperLig #ANKvGSK pic.twitter.com/Kutlck9J19
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) April 11, 2021