VIDEO/ Nuk ka hakmarrje për Dajën, Dovedan ia di sekretin dhe dërgon Bylisin në gjysmëfinale

Mbyllen shpresat për Skënderbeun. Kupa e Shqipërisë njeh gjysmëfinalistin e katërt dhe ai është Bylisi i Dovedan. Mjaftoi një barazim 1-1 në Korçë për mallakastriotët që të shmangnin shtesat dhe të siguronin kualifikimin për më tej. Disfata e 3-të kjo dhe më e rënda për Dajën nga Bylisi, i cili ka fituar dy ndeshejt e fundit me shifrat minimale 1-0.

Juglindorët do të hynin në fushë më kërkues dhe to të shkonin të parët te goli. Rrjeta e tundur nga Mensah në minutë ne 34 jep shpresa për Skënderbeun, duke rihapur sërish çështjen e kualifikimit. Një penallti do të akordohej nga Jorgji në fundin e së parës, por si rrallë herë në Superiore në momentin kur Mocone shkon të ekzekutojë 11 metërshin, arbitri ndryshon mendje. Një vendim që sjell tension dhe shuan shpresat e ballshiotëve për të barazuar.

Skëdnerbeu ngulmon për të dyfishuar shifrat edhe në fraksionin e dytë të lojës, por në minutën e 75 falë këmbënguljes dhe asistit perfekt të Mëllugjës, Malci i jep “knock-out”-in korçarëve. Edhe pse e kërkoi hakmarrjen në fushë, Daja nuk ia doli dot as këtë herë të mposhte Bylisin. Dovedan duket se e ka gjetur se si ta mundë Skënderbeun dhe këtë e tregojnë qartë 3 përballjet e fundit mes skuadrave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Skënderbeu: Dajsinani, Dita, Dumfur, Pëllumbi, Imami, Taipi, Mara, Elezi, Gripshi, Bregu, Mensah.

Bylis: Miraka, Goxha, Shkalla, Ndreca, Mëllugja, Murataj, Ujka, Ndephe, Bajramaj, Peposhi, Hadroj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online