VIDEO/ Nuk ishte faji i Sarrit apo i Pirlos! Juventusin e mund edhe Verona, bardhezinjtë nuk shohin dritë në fund të tunelit

Juventusi po tregon rënie në nivelin e tyre nga sezoni në sezon. Titulli i kampiona me Sarrin dy vite më parë erdhi mes shumë ulje-ngritjeve, duke bërë që italiani të linte stolin për Andrea Pirlon. E nga një titull mes vuajtjesh sezoni mbyllet me një lu.ftë për vendin e katërt në renditje. Dy trajnerë të ndërruar në po aq vite, që me sa duket nuk kanë qenë problemi i këtij Juventusi.

Bardhezinjtë po vazhdojnë të mos shohin dritë në fund të tunelit as me trajnerin që dikur i ktheu në një forcë të pathyeshme në Serie A. Sot “zonja e vjetër” regjistron humbjen e tretë radhazi, duke u mundur edhe nga Verona. Dy gola në 3 minuta nga Simeone kanë sjellë fitoren e verdhebluve, me golin e dytë që ishte i një tjetër niveli. Ueston Mekeni është përpjekur të bëjë Juventusin të reagojë me golin e tij në minutën e 79, por kaq nuk ka mjaftuar për të ndryshuar fatin e takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/frekansterim/status/1454484905753260033

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online