VIDEO/ Nuk i del inati me gjyqtarin, reagon Bylisi: Sa bëri gol Vllaznia, e mbylli lojën me një frymë

Bylisi mori një humbje në sekondën e fundit në “Adush Muça“, teksa ishte goli I Hoxhajt ai që i dha fitoren Vllaznisë. Një gol ky i kundërshtuar nga Dovedan pas takimit, duke pretenduar për faull të lojtarit të kuqebluve.

Por duket se inati me arbitrimin nuk i ka dalë ended he ballshiotët kanë reaguar sot nëpërmjet faqes së tyre zyrtare. Klubi i Bylisit shfaq pamje kur gjyqtari kryesor bën me shenjë për 3 minuta shtesë, por loja përfundon menjëherë sapo Vllaznia tund rrjetën.

“Bën me shenjë 3 minuta shtesë, por sapo shënon kundërshtari (ishte faull për ne) e mbylli ndeshjen me një frymë! Një episod nga 15 padrejtësitë “njerëzore“ të 15 javëve kampionat!”, shkruan Bylisi bashkangjitur pamjeve nga ky moment i ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

One thought on “VIDEO/ Nuk i del inati me gjyqtarin, reagon Bylisi: Sa bëri gol Vllaznia, e mbylli lojën me një frymë

  1. Minutat shtesë ishin katër dhe jo tre thuaj atyre analistëve të mbaruar dhe arbitri bën shenjë për 30 sekonda më shumë për vonesat. Kush ka parë futboll e di kaq gjë. Rriteni cilësinë si gazetë i keni të gjitha mundësitë dhe largohuni nga këto lajme që as një gazetë në Kongo nuk i boton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *