VIDEO/ Nuk i besoi Pepe-s dhe mbrojtësi acarohet me portierin e Portugalisë, i tregoi krahun ku do e gjuante penalltinë Benzema

Pepe e njeh më së miri Benzema-n dhe përpara se sulmuesi francez të godiste penalltinë, mbrojtësi i tregoi portierit të Portugalisë, Rui Patricio, krahun se ku do të gjuante kundërshtari. Megjithatë gardiani i portugezëve që zhvilloi një ndeshje fantastike zgjodhi që të mos i besonte Pepes.

Ky i fundit po tregonte krahun e penalltisë thuajse gjatë gjithë kohës që Benzema po përgatitej për të gjuajtur nga 11-metërshi. Në fund Rui Patricio zgjodhi anën e kundërt të treguar nga Pepe, me topin që u ndal në rrjetë. Mbrojtësi i Portugalisë ishte i frustuar që shoku i ekipit nuk e dëgjoi, ndërsa Benzema nuk ndryshoi asgjë nga zgjedhja e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *