I shton urrejtjen tifozëve të Milanit, Calhanoglu tregon arsyen që iu bashkua Interit: Doja të fitoja diçka në Itali

Calhanoglu ka bërë jehonën e mediave italiane dhe është futbollisti më i komentuar i momentit pasi zgjodhi që t’i bashkohej Interit. Nga fanella e Milanit te ajo e zikaltërve, ky kalim nuk mund të shkojë kaq lehtë dhe pa komente të marrë. E si për t’i shtuar edhe më shumë urrejtjen tifozëve kuqezinjë, mesfushori turk ka treguar arsyen se përse iu bashkua Interit dhe se çfarë nuk mund t’i jepte Milani.

“Klubi i ri ka qëllime të mëdha dhe kjo më pëlqen shumë se më në fund edhe unë dua që të fitojë diçka në Itali. Qëllimi im është i qartë, ashtu si edhe të tjerët, dua që të luaj dhe të fitjë trofe. Të fitojmë kampionatin dhe të arrijmë larg në Champions League. Tifozët? Mezi po pres që t’i takoj në “San Siro”. Forca Inter”, ka thënë Calhangolu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online