Jasir Asani nuk e nisi në mënyrën më të mirë sezonin në Hungari. Sulmuesi shqiptar nuk e kishte besimin e trajnerit dhe shpeshherë po i niste ndeshjet nga stoli. Por me golat e realizuara së fundmi, Asani po e merr vendin e titullarit. Në fakt, nuk di thjeshtë që të shënojë, por nëse tundet rrjeta, Jasiri kërkon vetëm mrekullinë.
Një panoramë fantastike ofrohet në ditën e sotme gjatë ndeshjes mes Kisvardës dhe Mol Ferhar, e mbyllur në shifrat 2-1. Asani ka shënuar një gol nga distanca në stilin e Roben duke i dhënë tre pikët skuadrës që e dërgojnë në vendin e dytë, vetëm dy pikë larg Ferencvaros. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
View this post on Instagram