Bajerni i Mynihut është padyshim skuadra për t’u mundur edhe këtë sezon në Champions League. Kampionët në fuqi të trofeut veshëgjatë kanë nisur gjithçka prej aty ku e lanë. Djemtë e Flik nuk janë ngopur me 5 trofetë që kanë fituar deri më tani dhe duket se për ta oreksi a vjen e shtohet.
Bavarezët kanë shkatërruar Atletikon e Madridit me shifrat 4-0 në “Alianz Arena“. Bardhekuqtë njihen për lojën e tyre mbrojtëse dhe janë një nga ekipet që për t’i shënuar duhet një punë e lodhshme, por “autobusi” i Simeones para porte nuk bën problem për Bajernin e Mynihut.
Koman ishte ai që nisi gjithçka me atë gol në minutën e 28 falë një asisti fantastik nga Kimish, e po ai mbylli takimin me një aksion personal, ku kapi në kundërsulm Atletikon dhe bëri ç’të donte në zonën kundërshtare. Ndërkohë në listën e golashënuesëve u futën edhe Goretzka së bashku me Tolison, me këtë të fundit që realizoi një gol për kornizë nga distanca./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/IAmSaquon/status/1319012996987953162
Kimmich’s excellence in the distribution and vision to find Coman and great definition as well. https://t.co/VfXseLnlsR
— Der Kaiser™? (@DerKaiserBM) October 21, 2020
https://twitter.com/Route1futbol/status/1319011486467985408