Luis Suarez ka dhënë konferencën për shtyp për largimin nga Barcelona mes emocioneve. Sulmuesi uruguaian nuk e kishte të mundur që të mbyllte dot një fjalë pa lotuar, duke pasur të njëjtin reagim ashtu edhe sikurse u largua në ditën e djeshme nga qendra stërvitore duke e përjetuar së tepërmi. Mes pak fjalëve të nxjrrra në konferencën për shtyp sulmuesi nuk e fshehu krenarinë.
“Që fëmijët e mi më panë të luaja rreth lojtarëve të pabesueshëm, që më panë përkrahë lojtarëve më të mirë, që të shënoja gola, të ngrija trofe…do të mbesin në memorien time. Nuk do ta harroj kurrë. Në këtë fazë jam krenar për mbylljen. Duke hequr pjesën e futbollistit, njeriu mbetet ai që ka ndjenja në momentin që largohet”, u shpreh Suarez. /Sport Ekspres/
“Se termina una etapa y estoy orgulloso por todo lo que hice. Agradecer eternamente a todos los #culers.”
?? #9raciasLuis pic.twitter.com/MhYQ7x13Eg
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) September 24, 2020