VIDEO/ “Nuk e mbaj mend, për çfarë po flet”! Pique “e harron” gjestin për arbitrat te intervista

Pas përfundimit të takimit mes Vijarealit dhe Barcelonës e mbyllur në shifrat 1-4, Gerard Pique ishte lojtari më “i dashur” për gazetarët pasi do të shiste edhe artikullin kryesor. Të gjithë kërkonin një shpjegim për veprimin që mbrojtësi i Barcelonës bëri në fushën e lojës.

Teksa shifrat ishin 1-3 dhe Lionel Mesi do të tundte rrjetën, goli do të anullohej nga arbitri. Menjëherë më pas do të vinte edhe sakrazma e Piques me gjestet që i dedikoheshin vetëm gjyqtarëve, nisur edhe nga polemikat e fundit për favorizimin e madrilenëve.

I pyetur nga gazetari se cili ishte mesazhi i saktë në atë rast me veprimin e bërë, Pique e ka vazhduar më tej spektaklin: “Nuk e mbaj mend, nuk e di. Realisht nuk e di se për çfarë jeni duke folur”, u shpreh mbrojtësi duke e kaluar me një buzëqeshje situatën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online