VIDEO/ Nuhatja e madhe e Rudiger! I tregoi krahun portierit të Realit të Madridit, e gjeti saktësisht se ku do ta dërgonte topin Kovacic

Një ndeshje në kufijtë e së pabesueshmes ajo e çerekfinales së Champions League mes Man City dhe Real Madrid. Qytetarët luajtën futboll dhe dhuruan spektakël, por në fund ishin madrilenët, të cilët këtë herë nën drejtimin e italianit Anceloti luajtën si një ekip i “Serisë A” dhe kaluan në gjysmëfinale.

Rodrigo shënoi golin e parë në minutën e 12, ndërsa Kevin De Bryune barazoi në të 76. Kështu do të mbyllej koha rregullt, në shifrat 1-1, ndërsa edhe pas 30 minutave të shtesës nuk kishte ndryshime. Statistikat flisnin qartë për dominimin e anglezëve.

Man City kishte 64% mbajtje topi karshi 36% për Realin, 34-8 ishin gjuajtjet dhe 18-1 kornet e fituara gjatë 120 minutave loje. Në fund, në ruletën ruse ishte Reali që kaloi më tej. Pasi Modric humbi penalltinë, te ekipi i Guardiolës gaboi Bernardo Silva dhe Kovacic duke kaluar spanjollët më tej. Por një moment vërtet interesant ishte në humbjen e penalltisë së Kovacic pasi Rudiger i tregoi krahun se ku kroati do ta dërgonte topin portierit të Real Madrid dhe zgjedhja e mbrojtësit ishte e saktë. /Sport Ekspres/