VIDEO/ Nuabueze i lë golat me 2019! Laçi e mposht Skënderbeun, i falet Xhixhës

Laçi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Skënderbeut. Ekipi i drejtuar nga ana e Armando Cungut ia ka dalë falë golit të Redon Xhixhës.

Ky i fundit ka gjetur bukur rrjetën në minutën e 52, në të vetmen hapësirë që iu lejua në zonën kundërshtare. Pavarësisht përpjekjeve të korçarëve për të barazuar rezultatin, janë treguar të pasaktë në metrat e fundit. Ndërkohë edhe njëherë tjetër Nuabueze nuk arrin të shënojë, duke u shfaqur ndryshe nga njeriu i rekordeve që ishte në vitin 2019. Mesa duket trajnerët kundërshtarë kanë arritur të lexojnë lojën e këtij sulmuesi për ta ndalur, por te kurbinasit gjendet rrjeta edhe me futbollistë të tjerë, si sot që Redon Xhixha vlen tre pikët. /Sport Ekspres/

 

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Ceka, Shehu, Deliu, Rapo, Xhixha, Greca, Nuabueze

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Daja, Elezi, Taipi, Ndeki, Bregu, Gripshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online