VIDEO/ Mbyllet mes kaosit Bylisi-Vllaznia! U anullua penalltia fantazmë, duhet ndërhyrja e sigurisë

Mes golave dhe spektaklit, kështu nisi takimi mes Bylisit dhe Vllaznisë. Ndeshja përfundoi në shifrat 2-2, ndërsa në periudhën e 7 minutave të para u realizuan tre gola. Fillimisht ishte Malota që gjeti rrjetën me një gol të bukur nga distanca, por vendasit përmbysën gjithçka falë Murataj dhe Ndrecës.

E kur të gjithë po prisnin mbylljen e pjesës së parë dhe me Bylisin që po mbyllte mirë hapësirat mbrapa, shfaqet Gilman Lika. Një gol fantastik ka ardhur nga ky futbollist që e ndali topin në trekëndësh, duke ia bërë të pamundur portierit kundërshtar që të reagojë. Padyshim një nga realizimet më të mira të kësaj Superiore deri tani, ndërsa Vllaznia e lë pas Skënderbeun me 1 pikë dhe Bylisi qendron në vendin e katërt.

Ndërkohë në minutat e fundit ka pasur edhe kaos. Arbitri ka akorduar një penallti “fantazmë” pasi topi ka goditur në shpinën e Ramadanit, por e ka kuptuar gabimin dhe e ka anulluar. Megjithatë lojtarët e Bylisit do të reagonin në mënyrën më të keqe të mundshme, ndërsa është nevojitur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të mbrojtur gjyqtarët. /Sport Ekspres/

 

Bylis: Hidi, Goxhaj, Hadroj, Ndreca, Shkalla, Murataj, Mëllugja, Ntepe, Barjamaj, Peposhi, Guindo

Vllaznia: Sherri, Adili, Gligorov, Hygor, Lika, Malota, Marku, Ramadani, Shehi, Sidorenko, Silvio Xhunior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online