VIDEO | Nome Kalju bie në fund, Shkëndija triumfon në Champions

Dominim total i Shkëndijës së Tetovës, por vetëm një goli i shënuar. Edhe ai përmes penalltisë, por për kuqezinjtë me rëndësi është që triumfuan në takimin e parë ndaj Nome Kalju në transfertë. Kështu, kualifikimi në raundin dytë është një hap më pranë.

Shkëndija kishte shkuar në Estoni me ide të qarta dhe e komandoi krejt lojën. Gjithsesi Nome Kalju ka një strategji dhe synon ndërprerjen e aksioneve të Shkëndijës, që në pjesën e parë u ndal nga traversa. 0-0 dhe në të dytën kuqezinjtë u hodhën sërish në sulm.

Do të duhej minuta e 80-të, kur për një prekje të topit me dorë arbitri skocez të akordonte një penallti. Agim Ibrahimi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe i dha fitoren Shkëndijës, që tashmë mendon për sfidën e kthimit në Maqedoninë e Veriut.

UEFA CHAMPIONS LEAGUE / TURI I PARË KUALIFIKUES
Datë 10 korrik 2019, ora 17:30
Stadiumi “Kadriorg”,  Talin

Nome Kalju-Shkëndija Tetovë 0-1
A. Ibraimi 80′

Nome Kalju: Londak, Kulinits, Avilov, Uge (C), Mbu Alidor, Masitsev, Liliu, Subotin, Kirs, Markoviç, Paur

Shkëndija T: Zahov – Murati, Bejtulai, Musliu, Mici – Alimi (C), Husmani – A. Ibraimi (Imeri 91′), Totre (Zejnulai 85′), Radeski – B. Ibrahimi (Nafiu 77′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online