Gjermania barazoi në shifrat 1-1 kundër Hungarisë mbrëmjen e djeshme. Rezultati mund të shkonte në favor të hungarezëve, por “pancerat” kishin mes shtyllave një portier që ishte në një formë mjaft të jashtëzakonshme.
Manuel Nojer shndërrohet në versionin “Spiderman”, duke vërtetuar instiktet e tij të pagabueshme. Njëri prej lojtarëve kundërshtarë shënjestron portën, por Nojer shfaq më së miri instiktet e tij. Portieri i Gjermanisë lëviz menjëherë këmbën e tij dhe i mahnit të gjithë me pritjen spektakolare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Manuel Neuer is even better than Spiderman pic.twitter.com/xwrJlnjd3j
— Shivansh (@shivanshfcbm) June 11, 2022