Bajerni ka shkatërruar mbrëmjen e djeshme edhe një nga skuadrat që pikën më të fortë të saj ka mbrojtjen. Ekipi i Simeones nuk e ka përballuar dot furinë bavareze, që në fund e ka mbyllur ndeshjen me një fitore 4-0. Por ai që po bën xhiron e rrjetit është Manuel Nojer.
Gardiani gjerman ka treguar se është në një tjetër nivel dhe mbrëmjen e djeshme ka gjetur kohë edhe të relaksohet në zonën e tij. Portieri i Bajernit ka zgjedhur të pushojë për pak kohë i shtrirë në zonë, madje në një moment kur Altetiko ishte duke sulmuar. Diçka e tillë është bërë menjëherë virale, teksa të gjithë janë duke e shpërndarë foton e tij nga ky moment.
Ndërkohë një tjetër episode që ka bërë xhiron në rrjet është ai ku në minutën e 87, bën një pritje fantastike me këmbë, duke mos u shqetësuar aspak për gjuajtjen e kundërshtarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Neuer nrr he no see Atico like that oo pic.twitter.com/kKhQ2QW6Kf
— ?Broken Heart ?? (@broken_heart490) October 22, 2020