VIDEO/ Njëriu që për pak shtangu axurrët mbërrin në Itali, Arnautoviç pritet me kore dhe flakadan në ekipin e Serie A

Marko Arnautoviç tërhoqi një vëmendje të madhe në Kampionatin Europian. Fillimisht me episodin me pahijshëm me Ezgjan Alioskin, ndërsa më pas u kthye në njeriun që mund t’i sillte befasinë e madhe axurrëve. Goli i tij me Austrinë mund të kishte ndryshuar rrjedhën e skaudrës së Mançinit në Euro 2020, por VAR-i ndërhyn dhe centimetrat i anullojnë festën.

Megjithatë paraqijta në Europian e sjell Arnautoviç përsëri në Europë. Futbollisti ka mbërritur në Bolonja, ekip me të cilin do të luajë sezonin e ardhshëm në Serie A. Tifozët e kanë pritur atë dhe skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa janë grumbulluar në një nga sheshet e qytetit dhe me kore e flakadanë ndezin atmosferën për të treguar mbështetjen e tyre për Bolonjën dhe lojtarin më të ri të saj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *