FOTO/ Ultrasit i surprizojnë në stërvitje, AEL Limasol përcillet për në Shkodër me motivimin për kualifikim

Mbrëmjen e 29 korrikut do të luhet edhe akti i dytë mes Vllaznisë dhe AEL Limasolit. Këta të fundit e fituar ndeshjen e parë me rezultatin e ngushtë 1-0, duke e lënë gjithçka të hapur në takimin e dytë që do të luhet në “Loro Boriçi”. Në Qipro dëshirojnë shumë kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës, prandaj mbështetja për skuadrën ka qenë maksimale.

Ultrasit e AEL-it kanë surprizuar lojtarët ditën e sotme, teksa janë paraqitur në ambientet ku ata po zhvillonin seancën stërvitore. Tifozët qipriotë u kanë dëshmuar futbollistëve mbështetjen e tyre si dhe sa shumë do të thotë për ta fitorja.

AEL Limasoli përcillet kështu me motivimin maksimal për në Shkodët, ku do të synojnë të presin biletën për në raundin e tretë të kompeticionit më të ri të krijuar nga UEFA./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online