VIDEO/ Njëri më keq se tjetri! Arsenali turpërohet nga të vetët, luan me dy lojtarë “të pirë” në fushë

Arsenali nuk po e gjen kurrë rendimentin për të shkuar te rezultatet pozitive. “Topçinjtë” mund të arrijnë që të fitojnë në një përballje të vështirë, por në ndeshjen e radhës do të rikthehen sërish për të zhgënjyer tifozët e tyre. Një tjetër humbje ka ardhur në “Premier League” atje ku ekipi i Artetas ka humbur në shifrat 0-3 ndaj Aston Villës. Por rezultati nuk është gjithçka e komentuar mbi këtë përballje pasi gabimet e lojtarëve të “topçinjëve” po shpërndahen gjerësisht në rrjetet sociale.

Për ta nisur me minutat e para të takimit, atje ku mbrojtësi Tierney do të bënte disa veprime të pakontrolluara si të ishte “i pirë” në një kontroll të thjeshtë topi, për t’ia dorëzuar sferën kundërshtarit. Nga ana tjetër më pas nuk mbetet as Bellerin që vazhdon shfaqjen në golin e tretë të Aston Vilës, ku në një përballje me trup me Grealish, përfundon në “cepin e fushës” si të ishte një futbollist amator. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online