“Ibrahimoviç vjen pas Van Basten dhe Ronaldo fenomenit”, Kasano: Kielini të dërgon në spital, pastaj thotë…më fal

Antonio Kasano ka zbuluar mendimin e tij sa i përket sulmuesit aktual të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, që nuk po ndalet me golat e realizuar edhe në moshën 39-vjeçare. Në një video që po transmetohej direkt në “Instagram” nga ana e Christian Vieri, i ftuari i veçantë Kasano shpalosi vlerësimin e lartë për suedezin.

Madje duke mos e menduar dy herë për ta cilësuar si sulmuesin e tretë më të mirë në histori.“Ibrahimoviç është vetëm pas Ronaldo fenomenit dhe Van Basten. Është sulmuesi i tretë më i mirë në histori, më i kompletuari që unë kam parë ndonjëherë”.

Ndërkohë kur flitet për Giorgio Chiellinin, nuk ka munguar edhe batuta për natyrëne këtij mbrojtësi. “Giorgio, ti e njeh sesi është. Ai të dërgon ty në spital dhe pastaj të thotë: “Më fal”. Djali më i mirë që kam takuar ndonjëherë në botën e futbollit, por kur futet në fushë nuk njeh askënd”, ka thënë Kasano. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online