Jasir Asani ka zhvilluar ndeshjen më të mirë që nga koha e kalimit te Gwangju. Futbollisti shqiptar ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist në fitoren 7-3 të Gwangju ndaj Yokohoma.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për AFC Champions League. Mënyra e festimit ishte e njëjtë, me shqiponjë, ndërsa dy golat e parë nga distanca ishin në nivel tjetër. Goli i tretë dhe që mbylli takimin erdhi nga brënda zonës. /Sport Ekspres/