Leo Mesi po shijon pushimet me familjen e tij, por ai nuk ia del dot pa pak futboll. Në videon e mëposhtme, argjentinasi shihet duke u zbavitur me Hulkun, qenin e tij. Ylli i Barcelonës po pushon në Ibiza dhe ai ka dhënë një shfaqje para gruas që filmon dhe fëmijëvë të tij.
E majta e Mesit është në formë dhe ai bën çfarë të dojë me Hulkun, i cili nuk ja del t’ja rrëmbejë topin për asnjë moment. Përtej shakasë, Mesi duket në formë dhe gati për sezonin e ri dhe dështimi në Botëror është lënë pas krahëve.