Rumania luajti kundër Kosovës në mbrëmjen e djeshme, me ndeshjen që përfundoi në barazimin pa gola. Rumunët kishin shumë ankesa në këtë transfertë, fillimisht për gjendjen e fushës dhe më pas për vërshëllimnin e himnit.
Kapiteni Nicolae Stanciu tha se tifozët në stadium nuk kishin asnjë respekt dhe nga ana tjetër kujtoi ndeshjen e kthimit. “Të dhemb kur fishkëllehet himni ynë. Nuk mund të përdor fjalë të caktuara tani, por do të vijnë edhe në Bukuresht dhe do të shohin si është. Kjo ishte mungesë respekti”, tha Stanciu. /Sport Ekspres/