Formacioni i mundshëm/ Shqipërisë i kthehen liderat e mbrojtjes, Silvinjo i beson një 19-vjeçari

Sot në mbrëmje Shqipëria luan ndeshjen e dytë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë do të përballen me Moldavinë në “Air Albania”, në një ndeshje që do të shënojë edhe debutimin e Silvinjos në një ndeshje në shtëpi. Shqipëria, në një farë mënyrë, është e dënuar për të fituar në këtë duel dhe trajneri brazilian ka marrë masat e tij në stërvitje që tre pikët t’i përkasin ekipit tonë kombëtar.

Silvinjo ka pasur kohën e mjaftueshme për të vendosur edhe në lidhje me 11-shen që do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Në portë më i avantazhuari është Strakosha, ndërsa qendra e mbrojtjes do të përbëhet nga Gjimshiti dhe Ismajli. Hysaj do të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjës, ndërsa në të majtë, në mungesë të Balliut, do të pozicionohet Mitaj, i cili është vetëm 19 vjeç.

Në mesfushë përpara mbrojtjes pritet të qendrojë Ramadani dhe Asllani, ndërsa më i avancuar do të jetë Nedim Bajrami. Sa i përket sulmit, Jasir Asani dhe Myrto Uzuni do të furnizojnë nga krahët Sokol Cikalleshin./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online