VIDEO/ Një turp i madh te Chelsea! Jackson dhe Madueke përplasen me Palmer në mes të ndeshjes, nuk donin t’i linin penalltinë

Lojtarët e Chelseat e mposhtën Evertonin sonte në Stamford Bridge me shifrat 6-0 dhe ylli i natës ishte Cole Palmer, i cili shënoi deri në katër gola. Megjithatë, një detaj nga pjesa e dytë hodhi njollë në paraqitjen e bluve për shkak të sjelljes së keqe të Jackson dhe Madueke.

Gjithçka lidhet me Palmer, njeriun që hyri në historinë e Chelsea pasi shënoi 3 gola për 16 minuta. Në fund, nga 6 golat e shënuara nga Chelsea, 4 prej tyre erdhën nga Palmer. Por në penalltinë e akorduar për londinezët në minutën e 64, disa lojtarë të Chelsea debatuan se kush do ta ekzekutonte 11-metërshin.

Palmer ishte ai që mori topin, por Madueke i cili fitoi penalltinë, donte që të ishte ai ekzekutuesi dhe nuk dëshironte t’ia jepte topin shokut të ekipit. Menjëherë ndërhyri edhe Jackson, që në vrapim dhe sipër shtyu Palmerin pasi nuk dëshironte që të ishte ai ekzekutuesi i penalltisë. Në fund Gallagher u mundua të qetësonte situatën dhe penalltia u mor përsipër nga Palmer. /Sport Ekspres/

Palmer Madueke Gallagher
byu/Albaniafootball insoccer