VIDEO/ Një “trivela” spektakolare si e Quarezma, ish-lojtari i Tiranës bën magjinë ndaj Vardar

Struga Trim&Lum ka barazuar me shifrat 2-2 në ndeshjen e sotme kundër Vardarit. Dy minuta i kanë mjaftuar skuadrës strugane për të tronditur 2 herë portën e kundështarëve. Ndërkaq goli i dytë është magji më vete dhe mban firmën e një ish-lojtari të Tiranës.

Klinsman Cake ka dhuruar spektakël me një “trivela“ që të kujton Quarezman. Ylli portugez i kishte pikën e tij më të fortë goditjet e tilla, por duket se po me aq mjeshtëri di ti realizojë edhe ish-mbrojtësi i bardhebluve. Një perlë e vërtetë ishte ai gol, që merr një vlerë edhe më të madhe duke ditur se ndihmoi skuadrën e tij të siguronte një pikë falë tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online