VIDEO/ Një top i gjatë nxjerr jashtë loje mbrojtjen e Realit, lojtari i Gironës turpëron Kurtuanë me topin mes këmbëve

Reali i Madridit është duke humbur me rezultatin 1-2 kundër Gironës. Kastejanos ka befasuar madrilenët me dy gola brenda 24 minutave të para të lojës. Goli i parë u shënua pas një aksioni model të skuadrës mike, ndërsa i dyti tregoi një fytyrë të keqe të prapavijës së Realit të Madridit.

Një top i gjatë që nga gjysmëfusha e Gironës nxjerr jashtë loje mbrojtjen e “los blancos”, teksa Kastejanos arrin të dalë përballë portierit në zonën e rreptësisë. Prej aty sulmuesi argjentinas turpëron Kurtuanë, duke e dërguar topin mes këmbëve të tij e për ta ndalur më pas në rrjetë. Reali ngushton shifrat me anë të Vinicusit në minutën e 34-t, por pjesa e parë u mbyll në avantazh të Gironës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online