Tirana është e vetmja që luan për prestigj, Kupa e Shqipërisë është treni i fundit për në Europë për gjysmëfinalistët

Ditën e nesërme luhen dy sfidat e para gjysmfinale të Kupës së Shqipërisë. Tirana pret Teutën, ndërsa në Shkodër Vllaznia pret Egnatian. Dy duele mjaft interesante që pritet të jenë të lu.ftuara deri në minutën e fundit. Gara për trofeun pritet të jetë e fortë, teksa Kupa e Shqipërisë shihet edhe si treni i fundit për në Europë për ekipet gjysmëfinaliste.

Tirana është e vetmja që trofeun e dëshiron për prestigj, teksa Egnatia, Vllaznia dhe Teuta e shohin më tepër se aq. Të treja skuadrat kërkojnë të përfitojnë shpërblimin që fshihet pas Kupës, biletën për në kupat e Europës. Për Teutën ky kompeticion duket si mundësia e vetme për të shpëtuar sezonin dhe për të prekur Ligën e Konferencës, ndërsa Vllaznia dhe Egnatia kanë një garë të hapur edhe në kampionat, ku ende nuk kanë siguri në pozicionet e tyre. Për këtë arsye Kupa e Shqipërisë vjen si një mundësi e shkëlqyer për të treja këto klube për të siguruar kualifikimin në kompeticionet e UEFA-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online