“Me Roshin dhe Rrocën kam komunikim të vazhdueshëm“, Bregu tregon ofertat dhe planin për të ardhmen: Kam lënë pezull rinovimin

Dejvi Bregu ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Magazine“, që moderohet nga Drilon Xhepollari dhe transmetohet në “Ora News“. Sulmuesi vlonjat shënoi dje golin e tij të pestë në Ligën e Parë turke, ku gjithashtu numëron edhe 5 asiste. Statistika këto që e lënë të kënaqur lojtarin e Bolusporit, megjithëse shprehet se ka gjithnjë vend për përmirësim. Bregu tregon edhe planet e tij për të ardhmen, teksa ka lënë momentalisht pezull ofertën për rinovimin e kontratës, pasi i nevojitet qetësia e duhur për të marrë vendimin për karrierën e tij. Gjithashtu, Bregu flet edhe për raportin e mirë me lojtarët e tjerë shqiptarë që luajnë në Turqi, ku veçon marrëdhënien e ngushtë me Odise Roshin dhe me Eduart Rrocën.

“Futbolli dhe e mira s’kanë fund. Paraqitjet kanë ardhur gjithmonë në rritje, kështu që jam i kënaqur. Por ka akoma vend për t’u përmirësuar. Viti i dytë të ndihmon më shumë, pasi e pranoj, kam probleme me gjuhën. Merrem vesh me përkthyes. Besoj se ka ardhur ndjeshëm përmirësimi.

Klubi më ka ofruar rinovimin, por kam marrë kohën e duhur dhe në periudhën e pushimeve do të mendohem dhe do të reflektoj se çfarë do bëj me të ardhmen time. Jam i hapur për çdo pistë. E kam deklaruar që në janar ka ardhur një ofertë në klubë, nga një ekip i ligës këtu. Klubi, duke parë momentin tim të mirë në atë periudhë dhe duke parë edhe objektivat e vetë, vendosi që të qendroja në ekip, pavarësisht se mua kontrata më përfundon. Më duhet periudha e pushimit për të menduar së bashku me familjen time çfarë do të jetë më e mira për mua, nëse do të qendroj këtu, apo do të transferohem në një ekip tjetër.

Me Roshin dhe Rrocën kam komunikim të vazhdueshëm. Flasim gjithmonë, njihemi prej kohësh. E telefonojmë njëri-tjetrin sa heë kemi mundësi. I uroj çdo lojtari shqiptar në ligën turke që të japin maksimumin dhe t’u ecë mbarë”, është shprehur Dejvi Bregu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online