Realdo Fili më në fund ka tundur rrjetën me fanellën e Botoshanit. Ish-futbollisti i Luftëtarit u transferua në Rumani sezonin e shkuar, duke nisur kështu nëj tjetër cikël në karrierën e tij. Megjithatë u desh ndeshja e sotme për të gjetur golin e parë në këtë aventurë të re.
Lojtari fierak ka shënuar në minutën e 26 të takimit, duke vendosur baraspeshën e përkohshme me një supergol kundër kampiones në fuqi të kampionatit rumun, CFR Kluzh. Megjithatë, këta të fundit kanë arritur të ndëshkojnë sërish Botoshanin në minutën e 76 të ndeshjes, duke dalë kështu me tre pikë nga fusha e blertë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/