VIDEO/ Një shqiptar në finalen e Kupës së Mbretit! Muriqi tregohet i saktë nga penalltia, Majorka shkon në finale pas 21 vitesh

Majorka është finalista e parë e Kupës së Mbretit. Skuadra ishullore ka eliminuar sot Real Sociedadin në gjysmëfinale. Ndeshja e sotme, po njësoj si e para mes tyre, përfundoi në baraspeshë. Gonzalezi kaloi në epërsi të kuqtë në minutën e 50, ndërsa në të 71-tën Ojarzabali barazoi shifrat.

Koha e rregullt përfundoi me shifrat 1-1, të cilat mbetën të pandryshuara edhe në kohën shtesë prej 30 minutash. Finalisti u vendos pas gjuajteve të 11 metërshave. Ojarzabali nisi ruletën ruse të penalltive, por goditja e tij u prit nga portiere.

Në krahun tjetër, Muriqi nisi me gol serinë e penalltive për Majorkën. Rrugën e tij e ndoqën edhe 4 lojtarët e tjerë të Majorkës, duke i dhënë kështu skuadrës kualifikimin në Kupën e Mbretit pas 21 viteve. Një arritje e madhe edhe për Vedat Muriqin, që do të ketë mundësinë të fitojë një trofe në Spanjë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online