VIDEO/ Një prekje topi në 38 minuta dhe nis shpërthimin, Armando Broja e humbet derbin me Milot Rashicën në Premier League

Armando Broja nuk ka arritur që të lërë shenjë në përballjen e sotme të Southampton kundër Norëich, ndërsa u fut në të dytën dhe luajti për 38 minuta. Ekipi i Milot Rashicës ka fituar me shifrat 2-1, teksa lojtari i Kosovës ka luajtur për 90 minuta. Sa i përket Brojës ishte tërësisht i izoluar dhe shumë larg topit, në disa raste edhe i pa shërbyer nga shokët e ekipit.

Rasti i parë kur Broja do të vendosej në kontakt me sferën ishte minuta e fundit, atje ku si jemi mësuar, sulmuesi arrin t’i vjedh topin rivalit nga mbrapa shpine dhe më pas do të ndalej me faull. Një ndeshje për t’u harruar për futbollistin e Kombëtares, që arrin të shënojë vetëm në rastet kur luan nga minuta e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *