VIDEO/ Ishte afër golit më të bukur me fanellën e Atalantës, Berat Gjimshitin e tradhton fati për t’i dhënë leksion Rei Manajt

Një derbi shqiptar ishte në Serinë A mes Atalantës dhe Specias. Ndeshja u mbyll në shifrat 5-2 në favor të ekipit të Bergamos, teksa nga minuta e parë luajti Berat Gjimshiti. Sa i përket Rei Manajt, sulmuesi i Kombëtares do të aktivizohej në minutën e 50. Performanca e tij ishte pozitive sa i përket dueleve ndaj kundërshtarëve, por nuk po arrin ende që të gjej golin e parë në Serinë A.

Berat Gjimshiti flirtoi dhe i shkoi shumë pranë golit me një goditje fantastike nga distanca, por fati e tradhtoi për t’i dhënë leksion Manajt në gjetjen e rrjetës. Padyshim që nëse sfera do të tundte rrjetën, ky do të ishte goli më i bukur i Gjimshitit te Atalanta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online