I lindur në Tropojë, Edi Sylisufaj zgjodhi të ishte pjesë e Kombëtares U-21 të Kosovës. Ai ështe një lojtar mjaft i talentuar dhe aktualisht luan për Falkenbergs në Suedi. Ditën e sotme Sylisufaj ka shënuar një gol në minutën e 84-të me një “predhë” nga jashtë zonës së portjerit. Portieri kundërshtar nuk arriti të përballojë forcën e gjuajtjes së 21 vjeçarit dhe kështu topi shkon në rrjetë.
Pavarësisht golit të shënuar skuadra e tij humbi me shifrat 2-1 në favor të Sirius. Shqiptari ka shënuar 7 gola në këtë kampionat, vetëm 4 më pak se kryesuesi Karlsson. Sylisufaj shihet nga tifozët kosovarë si një nga lojtarët me më perspektivë tek U-21 dhe shumë shpejt pritet të vijë ftesa nga Kombëtarja A e dardanëve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
????? Sylisufaj GOAL
Edi Sylisufaj with his 7th goal this season. He’s scored 30% of his teams goals this season. Won’t be long til better clubs get him! pic.twitter.com/aEKNbr5dQe
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) September 21, 2020