“Demi më tha se është gafë”, flet Fidel Ylli: Qeveria duhet t’i bëjë disa gjëra më mirë për sportin

0

Në ditën e sotme është mbyllur takimi mes Ligës Profesioniste dhe përfaqësuesit të Qeverisë, Fidel Ylli. Deputeti i Partisë Socialiste ka dëgjuar kërkesat e shtruara nga presidentët e Superiores, por këtë herë në një tryezë të përbashkët.

I ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News”, Ylli tregon edhe disa nga prapaskenat e këtij takimi. Gjithashtu është pranuar fakti se Qeveria duhet t’i bëjë disa gjëra më mirë për sportin.

“Humbi një javë kot. Duhet të uleshim të flisnim për ndeshjet, por u morëm duke folur nëpër studio. Unë kisha një detyrë, i autorizuar për të folur me Ligën Profesioniste e Futbollit. Qeveria ishte e gatshme të fliste dhe unë do isha në mes. Ishte një tavolinë shumë serioze, që ata e bojkotuan.

Nuk dua të jap detaje nga bisedimet. Pati disa tensionime në fillime. Ka gjëra qeveria duhet t’i bëjë më mirë për sportin. Kam pasur një takim me z.Demi dhe ai ma tha që është gafë që nuk jemi takuar. I thashë që i mirëkuptoj. Pasi foli me mua ka biseduar me presidentët dhe i kanë dhënë OK që të flasim bashkë me Dukën. Folëm me ta, në emër të ligës. Ndaj edhe isha në takim sot”, u shpreh Ylli. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.