VIDEO/ Një portier 22-vjeçar është “shpikja” e re e Klopp, bën mrekullinë në Liverpulin me 15 mungesa

Liverpuli është duke vuajtur së tepërmi nga dëmtimet e lojtarëve. Mbrojtja është e gjitha e dëmtuar, ndërsa hallet i ka shtuar edhe më shumë mungesa e Alison Beker në katërkëndësh. Në kushte të tilla Jurgen Klopit i është dashur të improvizojë me lojtarë të rinj nga akademia, që po rezultojnë gjetje më vete.

“Shpikja“ e re e trajnerit gjerman ishte një portier 22-vjeçar. Kelleher ka mbrojtur sot portën e “the reds“ kundër Ajaksit, ku ka bërë mrekullinë në katërkëndësh, të cilin e ka mbajtur të paprekur. Irlandezi ka shpërblyer besimin e Klop dhe ka merituar vlerësimet e të gjithëve në përfundim të takimit. Ndërkohë vlen të përmendet fakti se Liverpuli hynte në fushë përballë Ajaksit me plot 15 mungesa, por megjithatë ia doli që në fund të merrte fitoren me shifrat 1-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/GoalRushh/status/1333903635487600642?fbclid=IwAR1YRKQVXu4cYMVpQvBmQ9oSEGAb-CKjQBiPar1rpNXho1HVSDib8clVw1M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *