Legia e Varshavës i ka thënë sot lamtumirë Champions League-s. Pas barazimit 1-1 në Kroaci, kampionët e Polonisë janë mposhtur me shifrat 1-0 në shtëpi nga Dinamo e Zagrebit. Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 20 me autor Franjiç. Një pasim klasi nga ivanusec nxjerr si me magji jashtë loje prapavijën e Legias dhe pret përfundimisht ëndrrën e polakëve për një vend në grupet e Champions-it.
Ernest Muçi së bashku me skuadrën e tij do të vazhdojë garën në një tjetër kompeticion europian. Një përplasje e dy lojtarëve të dalë nga Superiorja do të zërë vend në “play off”-et e Europa League-s, teksa Legia e Varshavës do të sfidojë Slavian e Pragës, në të cilën luan edhe Peter Olainka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Take a moment to admire this exquisite pass from Luka Ivanusec to set up Dinamo Zagreb teammate Bartol Franjic ?#UCL #LEGDZG https://t.co/nxxluOqryV
— Sacha Pisani (@Sachk0) August 10, 2021