VIDEO/ Një mrekulli si Atalanta me 19 javë pa humbje, Gomes “turpëron“ kundërshtarin dhe përmbys ekipin e Dërmakut

Atalanta padyshim është mrekullia e këtij sezoni në Serie A. Titulli i shkoi Juventusit, por nëse kriter do të ishte loja e bukur, atëherë me shumë mundësi trofeun do e meritonte klubi bergamask. Djemtë e Gasperinit kanë marrë fitoren e radhës ditën e sotme dhe luftën për vendin e dytë do e luftojnë në ndeshjen e fundit me Interin. E 19-ta radhazi kjo për Atalantën që nuk njeh humbje, teksa janë në kuotën e 98 golave të shënuar.

Zikaltrit kanë përmbysur Parmën e Kastriot Dërmakut. Një lojtar që në përfundim të sezonit do të vishet bardhezi zhbllokoi rezultatin. Kulusevski kaloi në avantazh Parmën, por në pjesën e dytë Atalanta kthen gjithçka. Malinovski barazon shifrat falë një goli nga goditja e dënimit. Ndërkohë përmbysja vjen nga kapiteni gomes. Ky i fundit “turpëron“ kundërshtarin, teksa i kalon topin mes këmbëve Kurtiç për të surprizuar më pas portierin me një supergoditje që ndalet në rrjetë. Titullar në këtë sfidë ka qenë Kastriot Dërmaku, ndërsa mbrojtësi tjetër shqiptar, Berat Gjimshiti, ka hyrë në pjesën e dytë të lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online