VIDEO/ Një mrekulli si ajo e Skënderbeut! Fiton me dy shkrepje, Partizani me Sormanin sheh tani nga mbijetesa

Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 1-2 ndaj Partizanit në super sfidën e zhvilluar në kryeqytet. Kanë mjaftuar vetëm dy shkrepje brenda një minutë për të vrarë ndeshjen ndaj të kuqëve, falë realizimeve të Gripshit dhe Ditës.

Dy gola të realizuar në mënyrë fantastikë nga Skënderbeu, që po vazhdon mrekullinë në drejtimin e Dajës. Pavarësisht se shumëkush mendonte se korçarët do të luftonin për të mos rënë nga kategoria dhe do të merrnin tatpjetën, gjenden në vendin e tretë dhe vetëm tre pikë larg Kukësit.

Duke përsëritur një ecuri të ngjashme si e Tiranës, teksa në 8 ndeshjet e fundit kanë arritur të fitojnë 6 ndeshje dhe të barazojnë 2, pa e provuar shijen e humbjes. Ndërkohë nga ana tjetër super goli i Feratit ka shërbyer vetëm për statistika të ndeshjes. Sormani e gjeti Partizanin kur ishte ende në vallen e luftës për titullin kampion, ndërsa tani të kuqtë renditen në vendin e 7 dhe vetëm 2 pikë larg Bylisit, vendin ku diskutohet mbijetesa me “Play-Off”. /Sport Ekspres/

 

Partizani: Hoxha, Belica, Boldor, Bitri, Trashi, Telushi, Mala, Kote, Çinari, Cara, Bardhi.

Trajner: Adolfo Sormani.

Skënderbeu: Koliçi, Bregu, Daja, Dita, Elezi, Gripshi, Imami, Jashanica, Krasniqi, Pëllumbi, Pollozhani.

Trajner: Ilir Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online