VIDEO | Një legjendë më pak, shuhet Vasillaq Zëri

Vasillaq Zëri është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Ish-lojtari i Dinamos në periudhën 1974-1988 vuante nga një sëmundje, që ka triumfuar mbi të. Me blutë ai ka arritur të fitojë pesë tituj kampionë dhe tre Kupa të Shqipërisë.

Zëri ishte pjesë e brezit të artë të Dinamos, së bashku me Ilir Përnaskën dhe Shyqyri Ballgjinin. Ata njihen edhe si treshja më e mirë sulmuese në historinë e klubit kryeqytetas. Lajmi i ndarjes nga jeta ka pikëlluar familjarët dhe të afërmit tij, si dhe dashamirësit e Dinamos dhe futbollit shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit organizon edhe një Kupë në emër të Zërit, i cili ka marrë vlerësime të ndryshime për atë që i ka dhënë futbollit shqiptar. Ai ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare, veçse ka shkëlqyer me Dinamon.

NGUSHËLLIMET E FEDERATËS – Sot, pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare ish-futbollisti i Shkëndijës, Dinamos dhe Kombëtares, një prej figurave më të spikatura të futbollit shqiptar, Vasillaq Zëri.

Vasillaq Zëri ka lënë shenjë në futbollin shqiptar në vitet 70-80 si një sulmues i shpejtë, teknik dhe shumë virtuoz, duke u cilësuar si një ndër më të shkëlqyerit e brezit të tij. Krahas ndeshjeve me ekipin Kombëtar, mbresa kanë lënë ndeshjet e tij me Dinamon në Kupat e Europës kundër Ajaksit, Aberdenit dhe Carl Zeiss Jena. Përveç fushës së trajningut, Zëri ka dhënë një kontribut të veçantë në Federatën Shqiptare të Futbollit ku ka punuar për disa vite.

“Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Vasillaq Zëri, një ish-sulmues i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, ka deklaruar Presidenti i FSHF-së Armand Duka, sapo ka mësuar lajmin e dhimbshëm. Homazhet do të zhvillohen nga ora 11:00-12:00 në ambientet e ish-Hotel Internacional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online