Arbër Hoxah është padyshim lojtari i momentit nga shqiptarët. Futbollisti ynë ka fituar për muajin e tretë radhazi cmimin si lojtari më i mirë në Kroaci dhe këtë e dëshmoi më së miri edhe kundër Hajdukut.
Në atë derbi ku humbja nuk lejohej, Arbër Hoxha ka shënuar në minutën e 102. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën dhe dërgoi shifrat në 1-1. Një barazim që vlen shumë pasi jo vetëm që vinte në derbi, por njëkohësisht bën që Dinamo Zagreb të mbajë vendin e parë me një pikë më shumë se Hajduku. /Sport Ekspres/