VIDEO/ Një gol që të gjithë e menduan “offside”, Spanja godet Italinë në minutat e fundit dhe shkon në finale

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Spanja është finalistja e dytë e Ligës së Kombeve. Iberikët kanë mposhtur Italinë me rezultatin 2-1. Ndeshja është zhbllokuar mjaft herët, teksa Pino tundi rrjetën që në minutën e 3-të. Italianët u kundërpërgjigjën shumë shpejt. Në minutën e 11 të takimit Immobile u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe ktheu sërish baraspeshën.

Sfida qendroi në shifrat 1-1 deri në minutat e fundit dhe dukej se skuadrat do i drejtoheshin 30 minutave të kohës shtesë. Por Joselu “goditi“ Italinë pak para fundit të kundës së rregullt, duke vulosur fitoren e Spanjës. Një gol që pati kundërshtim nga pala italiane për pozicion jashtë loje, por topi më parë u devijua nga lojtari i axurrëve përpara se të mbërrinte te këmbët e Joselu-së. Tashmë Spanja do të përballet në finale me Kroacinë për trofeun e Ligës së Kombeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *